Imuniteti kolektiv, 50% e banorëve në Tiranë kanë kaluar Covid 19

albnews
By
1 Min Read

Sipas  një studimi të Akademisë së Shkencave, në kryeqytet virusi ka pasur një harmoni shpërndarje në të gjitha lagjet.

Sipas akademikëve Genc Sulcebe dhe profesor Alban Ylli, imuniteti i tufës në Tiranë pritet të fitohet shumë shpejt, rezultatet e këtij studimi janë bazuar vetëm për valën e parë të pandemisë, duke mos përfshirë fillimin e dimrit.

Përqindja lëkunder afërsisht 50% të popullatës. Ky është konkluzioni që ne mund të nxjerrim sot që në fund të 2020, pothuajse 50% e popullatës urbane të Tiranës është pozitive ndaj këtij virusi”, tha Sulçebe.

 Por ndërkohë që në Tiranë  duket se situata më e keqe ka kaluar, në rrethe të tjera rreth 20-25 % e popullatës kanë fituar antitrupat ndaj Covid.

Niveli i imunitetit me virusin në njohjet e deritanishme shkencore është rreth 25%. Në qytetin e Tiranë s’ka një imunitet gjithmonë e më të madh i cili po përparon me shpejtësi drejt imunitetit të tifës por në termat në Shqipëri imuniteti është ende relativisht i ulët”, tha Ylli.

 Sulcebe dhe Ylli folën dhe për rëndësinë e vaksinës anticovid, që sipas studimeve pritet të jetë efikase edhe për variantin e ri të Covid që po përhapet./Ora News/

te dhena covid
akademia shkencave
akademia covidi
Share This Article