Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u është bashkuar reagimeve që solli sot miratimi i Kodit të ri Zgjedhor.
Në reagimin e tij, Salianji theksoi se kryeministri tradhëtoi Shqipërinë dhe rrugën europiane të saj.
“Tradhtoi qytetarët, tradhtoi dhe braktisi bashkëpunëtorët dhe mbështetësit, gënjeu ndërkombëtarët, tradhtoi dhe tradhtarët, sot po tradhtoi Shqipërinë dhe rrugën europiane të saj. Listat nuk i hapi dhe vendimmarrja e qytetarëve do të jetë e cunguar. Më të korruptuarit do të mbrohen me ligj nga ndëshkimi personal, si sekt do mbyten bashkë me marifetet në 25 Prill”, tha ai.