Në Tiranë është duke u mbajtur protesta opozitës së bashkuar shqiptare.
Protestës i prinë lideri i PD-së, Lalzim Basha dhe ajo e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Dy lidrët e opozitës kanë postuar në Facebook mesazhe të posaçme me thirrjen për bashkim.
“Kavaja dhe gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë. Beteja që kemi nisur do të përfundojë vetëm me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!” shkruan Basha.
“Për dinjitetin, për familjen, për kombin. JO varfërisë, JO arrogancës. Per drejtësi të barabartë, Për shëndetësi të barabartë, Për shanse të barabarta. Asnjë hap pas”, shkruan Kryemadhi./Ora News/