Katër pacientë me Covid kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 914 testime, mes të cilave 162 kanë rezultuar Covid positive. Në 24 orët e fundit ndërkohë, janë shëruar 150 qytetarë.
Në të dyja spitalet Covid në Tiranë, janë të shtruar aktualisht 231 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 162
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 914
Testime totale 93,926
Raste pozitive 14,568
Raste të shëruara 9,115
Raste Aktive 5,208
Humbje jete 407
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2704
Durrës 565
Shkodër 397
Lezhë 260
Korçë 241
Elbasan 233
Fier 223
Vlorë 184
Kukës 136
Berat 121
Dibër 80
Gjirokastër 56