Donald Trump e ka quajtur infektimin e tij me Covid-19 si “një bekim nga zoti”, ndërsa u kthye në Zyrën Ovale ditën e mërkurë.
Në një mesazh të postuar në Twitter, Trump tha se një koktej eksperimental nga Regeneron ishte çelësi i rikuperimit të tij.
Ai tha se ishte sugjerimi i tij që të trajtohej me ilaçin, i cili nuk është përdorur shpesh për pacientët me koronavirus.
“Ndihem mirë, jam në gjendje perfekte. Unë mendoj se infektimi me Covid-19 ishte një bekim nga Zoti. U infektova, dëgjova për këtë ilaç dhe vendosa të kurohem, ky ilaç është sugjerimi që unë u dhashë mjekëve”, tha ai.
Presidenti gjithashtu premtoi se do t’ia sillte ilaçin falas popullit Amerikan.