‘Britania nuk do të mbahet peng’ paralajmëron ministri britanik pas negociatave për Brexit me BE

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar ka rreth dy prej të tretave për të arritur marrëveshje me Bashkimin Europian ka thënë Michael Gove, ministër në kabinetin e qeverisë së Johnson. Një prej pikave të mëdha të mospajtimit është e drejta që kërkon BE ta kenë në ujërat britanike për peshkatari që refuzohet nga britanik, si dhe projektligji që i lejon ministrave britanik të anashkalojnë marrëveshjen e largimit me BE’në.


Ministri i kabinetit Gove i tha Komitetit për Brexit të Dhomës së Lordëve se “ jemi të prerë se kjo nuk është preferenca jonë” të mbyllim periudhën e tranzicionit pa një marrëveshje, duke shtuar se përgatitje të nevojshme janë bërë që Mbretëria e Bashkuar mund të largohet pa një, nëse është e nevojshme.

Gove tha se projektligji i Tregut të Brendshëm është një prej hapave të ndërmarrë “që të sigurohemi se ky vend nuk do të mbahet peng në procesin e negocimit, por që do të nderojmë votën që populli e dha në vitin 2016 dhe përsëri në 2019’n për t’u siguruar se jemi me të vërtetë të pavarur”.

Ai shtoi megjithatë: “Askush nuk do të ishte më i lumtur nëse arrijmë një marrëveshje por ne kemi një obligim absolut që të sigurohemi se shteti është në gatishmëri në rast se nuk e arrijmë.”

Kjo vjen pasi negociatori kryesor i Mbretërisë së Bashkuar, David Frost, paralajmëroi se të dy palët “janë mjaft larg një marrëveshje” me tetë ditë të mbetura deri tek afati i fundit.

Bisedimet jo formale po vazhdojnë këtë javë në Londër, dhe Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka biseduar me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Share This Article