Deputeti Lefter Maliqi ka dalë sot në një konferencë për mediat nga hyrja e Kuvendit të Shqipërisë.
Maliqi akuzoi qeverinë se është e lidhur me bandat dhe se ka përdorur opozitën e re parlamentare për ndryshimet e reja kushtetuese, teksa ka shtuar se nuk është dakord me qetësinë e Opozitës së Bashkuar.
“Rilindasit kanë vendosur në krye të të gjithë sistemit të administratës shtetërore njerëz që s’kanë lidhje me PS. Jo më kot them që socialistët janë të zhgënjyer, jo më kot them që Shoqëria Civile është e zhgënjyer, jo më kot them që Opozita e Bashkuar është drejt fitores. Sado që më 25 prill të tentojë krimi, të tentojnë bandat, rilindja e lidhur me këta për të vjedhur votat, të jeni të bindur që do t’u priten krahët. Edhe Edvinit të Surrelit dhe çdo njeriu që manipulon votat, do të ndodhë një Kirgistan i dytë. E keni parë dhe në Ukrainë.
Unë jam kundra veprimeve të buta dhe heshtjes që opozita ka. Në qoftë se do ishin ngritur për ndryshimet kushtetuese që bëri ky njeri që përdori deputetët e opozitës së re, e patë përdorimin që u bëri, marrëveshjen e 5 qershorit që ramë dakord kur dola me 11 deputetë të tjerë që do ta firmosim. Përdori deputetët e opozitës së re për ndryshimet kushtetuese për 1/3 dhe këtë 1/3 e ka hequr, sepse i ka bërë listat më të mbyllura se kushdo. Ky ka frikë nga koalicioni, ka frikë nga vota e popullit dhe kjo është shumë e vërtetë”, ka thënë Maliqi gjatë fjalës së tij.