Një zjarr ka përfshirë një kullë me 33 kate në qytetin jugor të Koresë së Jugut.
Nga informacionet e dhëna nga mediat lokale të vendit fatmirësisht zjarri është vënë në kontroll.
Qindra persona u detyruan të evakuohen dhe rreth 80 njerëz janë në spital pasi kishin thithur shumë tym.
Zjarri thuhet se filloi rreth orës 23:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten dhe u përhap nga erërat e forta.
Pas më shumë se 13 orësh, zjarrfikësit arritën të ndalonin përhapjen e flakëve.
Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut tha se erërat e forta fillimisht e kishin bërë të vështirë kontrollimin e zjarrit.
Zjarri shpërtheu midis katit të 8 dhe 12 të ndërtesës tregtare dhe banesore Samhëan Art Nouveau, e cila ka rreth 120 familje dhe njësi tregtare.

