Protestuesit janë rigrumbulluar në pritje të lirimit të Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.
Protestuesve po u prinë kryetari PD-së, Lulzim Basha, i cili ende nuk ka dhënë asnjë koment nëse do të vazhdojë protesta, apo do të përfundojë, pasi ajo është qetësuar.
Protesta ka filluar në ora 18:30 dhe është shoqëruar me dhunë nga të dyja palët. Dhuna ka filluar kur është hedhur koktej molotovi drejt Kryeministrisë, për të vazhduar pastaj me të njëjtën situatë tek Kuvendi, ku ka filluar konfrontimi më i madh mes policisë dhe protestuesve.
Dhuna është bartur pastaj para Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në rrugët e Tiranës.
Derisa për pak momente ishte qetësuar situata, tani në këto momente ka filluar marshimi i protestuesve, ku vazhdon djegia e kontejnerëve të mbeturinave.