Mjekët në Skoci tani mund ta përshkruajnë “ecjen në natyrë” si terapi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mjekët në Skoci prej këtij muaji mund t’ia përshkruajnë paralel me recetën e barnave edhe ecjet në natyrë pacientëve të tyre.

Ky është programi i parë i këtij lloji që do të jetësohet në Britaninë e Madhe, transmeton Gazeta Express.

Përshkrimi i ecjes në natyrë, parasheh që të ketë ndikimin në uljen e shtypjes së gjakut, shqetësimit dhe të rrisë lumturinë për pacientët e sëmurë nga diabeti, sëmundjet mendore, stresi, sëmundjet e zemrës dhe të prekur nga sëmundjet e tjera.

Janë edhe disa aktivitete të tjera që e shoqërojnë programin, e të cilat mund të përshkruhen nga mjeku. Disa prej sugjerimeve hyn edhe shëtitja me qen, ndjesia e barit në pranverë, shijimi i erërave të forta dhe detit.

Share This Article