Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve pas fjalës së tij në Asamblenë e PS ku shumicën e minutave e mori sulmi ndaj presidentit Ilir Meta.
I pyetur pse fokusi i tij ishte presidenti dhe jo rivali i tij në garën elektorale të 25 prillit, Lulzim Basha, Rama tha se problem më i madh i shqiptarëve është Meta dhe LSI.
“Është e natyrshme, sepse problemi më i madh i shqiptarëve është Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh për shqiptarët duhet të zgjidhet”, tha kryeministri.
Kryeministri dhe kryetari i PS sqaroi edhe vendimin e tij për të shtyrë me një vit mandatin e Kryesisë së partisë që drejton, ndonëse shkel statutin.
“Kemi tre punë për të bërë ndër të tjera. Së pari kemi vazhdimin intensiv të punës së filluar në komunitete dhe vlerësimin e të gjithë natëravë të PS tre herë. Njëherë e lëmë pak fleksibël. Njëherë në janar dhe njëherë në shkurt. Vlerësimin për qeverinë dhe hapim tani edhe derën për këdo në Shqipëri apo në emigracion që mendon se ka arsye për të shprehur interesin e skuadrës sonë. Nga ana tjetër, ne kemi një task forcë që funksionon në kohë reale dhe mblidhet njëherë në javë. Kryesia është faktikisht është gjëja e fundit q ëmë shqetëson në këtë moment”, u shpreh Edi Rama pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS.