Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dal në një konferencë për mediat, me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastriliu, ku bën thirrje të respektohen masat anti-Covid për të shmangur me çdo kusht një karantinë të dytë që do ti vendoste në vështirësi të gjithë.
“Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa nq disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e përgjitshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin”, u shpreh Rama.
Gjithashtu Kryeminstri bëri të ditur se duke filluar nga java e ardhshme maska do të jetë e detyruar për të gjithë. Ata që nuk respektojnë masat do duhet të përballen me një gjobë e cila do i vijë qytetarëve direkt në faturën e dritave.
Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të vëzhgojë situatën.
“Përvec se restorantit dhe barit ku jeni duke konsumuar, maska e detyrueshme nga java e ardhshme. Nuk duhet të jetë gjoba arsyeja se përse njerëzit duhet të vendosë maskën, implementimin do e bëjë policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Gjoba do jetë në faturën e dritave”, tha Rama