Peru hap Machu Picchu për një turist të vetëm

albnews
By
1 Min Read

Peru ka hapur ndërtesat e qytetërimin inkas të Machu Picchus për vetëm një turist japonez.

Turisti ka insistuar dhe pritur me padurim të vizitojë qytetin e lashtë. Jesse Takayama ishte nisur për të shkuar në Machu Picchu në muajin mars, por për shkak të mbylljes nga koronavirusi nuk kishte mundur, raporton BBC.

Ministri i Kulturës së Perusë, Alejandro Neyra ka treguar se Takayama kishte dërguar një letër të veçantë, të cilën e ka pranuar së fundmi.

Turisti japonez ishte nisur ta vizitonte Perunë vetëm për disa ditë, por për shkak të izolimit ka jetuar për disa muaj në qytetin e Aguas Caliente, pranë zonës turistike.
Sakaq qeveria ka vendosur që Machu Picchu të hapet muajin e ardhshëm për turistët.

Share This Article