Benito Rimini diplomohet për herë të tretë në moshën 94-vjeçare, këtë herë në Filozofi, shkruan faqja e internetit today.it.
Për të është titulli i tretë akademik, pas diplomës në Shkencat Ekonomike dhe Tregtare të marrë në 1954 në Universitetin e Peruxhias dhe asaj në Sociologji, marrë në 1990 në Universitetin e Urbinos.
Rimini, që jeton në qytetin e Biellas, tani ka marrë një diplomë Bachelor në Filozofi dhe Komunikim në Universitetin e Piemonteve Lindore, me vlerësimin maksimal 110/110.
Benito Rimini mbrojti temën të titulluar “Tema e ankthit dhe e të jetuarit të Heidegger” në nderim të filozofit të tij të preferuar.
Djali i tij Luigi, mbesa e tij Lavinia dhe Olga e shoqëruan atë në ditën e tij të diplomimit.
“Unë e dua jo vetëm filozofinë, por dijen në përgjithësi. Interesi për të mësuar dhe njohuri më frymëzon jo vetëm energjinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë për të studiuar dhe ecur përpara”, shpjegoi Rimini pas diskutimit të temës.
“Unë studioj nga gjashtë deri në nëntë orë në ditë, jo pa përpjekje. Në fakt, unë vuaj nga hipertensioni dhe kam një formë të makulopatisë, kështu që përdor një kompjuter të veçantë për të zmadhuar tekstet e provimit. Unë studioj sepse i dua sfidat. Si autodidakt kam lexuar gjithçka në lidhje me filozofët më të mëdhenj të çdo epoke. Unë nuk dua të kaloj kohën që më ka mbetur për të jetuar duke ndjekur debate televizive”, shtoi ai