Gjatë fjalës së sotme në prezantimin e Akademisë së Kodimit, Kryeministri Rama bëri një krahasim me Izraelin për ti rritur edhe më tepër rëndësinë që do të ketë te brezi i ri kjo akademi.
“Izraeli s’ka asnjë pikë uji. Ne kemi ujë me bollëk por nuk kemi kur na duhet në rubinet, na mungon në arë, ndërsa kur bie shi përmbytemi. Kjo është një histori e ndodhur nga padija“, theksoi Rama
“Nëse shohim vendet e Bashkimit Europian, vendet më të pasura thithin më shumë fonde. Jo se janë të forta dhe i marrin, por kanë më shumë dije. Kjo është me shuëm vend. Mund të kesh burime natyrore të jashtëzakonshme dhe mund të jesh i prapambdetur. Unë e bëj gjithmonë shembullin, ne jemi vendi i dytë më i pasur me burime ujore. Ne jemi vendi i dytë më i pasur në Europë për nga burimet ujore. Izraeli s’ka asnjë pikë uji. Ne kemi ujë me bollëk por nuk kemi kur na duhet në rubinet, na mungon në arë, ndërsa kur bie shi përmbytemi. Kjo është një histori e ndodhur nga padija. Prandaj unë besoj se këto aktivitete që po happen dje, sot e më tutje dhe e gjithë puna e bërë nga AKSHI është shumë herë më i madh në aspektin e përfitimit. Prandaj, edhe pse dje i bëmë falenderimet me mirënjohje për fondacionin, dua t’i përsëris edhe sot sepse nuk janë asnjëherë të mjaftueshme, për investime të tilla. Këtu 1 euro i investuar përkthehet në shumë më tepër, kohë më pas,”- tha Kryeminstri.