Rama kujton gripin spanjoll: 500 milionë të infektuar, 50 milionë të vdekur!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot, kur ka hyrë në fuqi dhe vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave, kryeministri Edi Rama, përmes një foto-albumi të postuar në Facebook, kujton gripin spanjoll të 100 viteve më parë.

Ai ka postuar disa foto në Facebook nga qytetarë të cilët mbanin maska duke shkruar se gjatë vitit 1918 pandemia zgjati 2 vite dhe infektoi 500 milionë persona dhe vrau 50 milionë të tjerë.

Mirëmëngjesi dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Share This Article