Hoti: Në dialog do të hyjmë vetëm për njohje

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Asocacioni i komunave serbe në Kosovë do të krijohet në parim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se ky Asocacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Përmbajtja e Asocacionit është e mbyllur, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Krijimi i asociacionit do të bëhet sipas parimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

“Parimet e dialogut janë të qarta. Do të flasim vetëm për njohje. E dyta, nuk të ketë prekje të sovranitetit. Njohja do të vijë në kufijtë aktual. Për këtë jemi dakorduar para ndërkombëtarëve ne dhe pala serbe”, shtoi Hoti në Klan Kosova.

Share This Article