Mbrojtësi shqiptar do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.
Berat Gjimshiti, është gjithnjë e më larg Atalantës dhe shumë pranë Besiktasit. Mbrojtësit shqiptar i skadon kontrata këtë verë dhe skuadra turke po përfiton për ta transferuar lojtarin që tani.
Atalanta kërkonte një milion euro, por Besiktasi u tregua i gatshëm të priste verën për ta bërë pjesë të klubit, si lojtar të lirë.
Por, kur italianët e panë situatën në disfavorin e tyre ata janë dorëzuar dhe kanë ulur çmimin në 500 mijë euro.
Turqit janë gati ta marrin lojtarin, i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit turk Senol Gunes.
Aftësitë, përvoja dhe çmimi i arsyeshëm, për Gjimshitin bëjnë që Besiktasi të mos presë gjatë dhe ta transferojë atë në Turqi.