Një delegacion i “Lutjeve të Mëngjesit” nga SHBA-ja, sot do të qëndrojë për vizitë në Prekaz.
Delegacioni që shoqërohet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas vizitës në Prekaz do të qëndrojë në Drenas dhe pastaj do ta takojë kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë, gjatë ditës së hënë, delegacioni amerikan që kryesohet nga ish-kongresisti Randy Hutgren takoi kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn.