Basha publikon videon e biznesmenit: Nevojë për ndihmë urgjente

albnews
By
1 Min Read

Kryedemokrati Luzim Basha është fokusuar ditën e sotme te problemet e bizneseve të vogla në Shqipëri.

Basha ka publikuar videon e një biznesmeni që është mjaft i prekur nga kriza ekonomike, teksa kryedemokrati bën thirrje se biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente.

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret“, shkruan Basha.

https://www.facebook.com/watch/?v=357396812344640
Share This Article