Paloka porsi Ramës: Të ka zënë paniku prej kallëzimeve për inceneratorët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas akuzave të kryeministrit, një kundërpërgjigje ka ardhur nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i cili tha nga selia blu se Rama është në panik tashmë pas kallëzimit për koncesionet inceneratorëve në SPAK.

“Ramën e ka zënë panikun për hetimin e inceneratorëve. I thotë drejtësisë që të mos hetojnë për inceneratorëve sepse pas tyre jam unë.”

Edi Paloka ironizoi aktivitetin e kryeministrit Rama, i cili prezantoi në Elbasan platformën Deputeti që duam te inceneratori. Ai e konsideroi atë si një simbol për kryeministrin dhe qeverisjen e tij.

“Gjatë gjithë historisë së tij, edhe sikur ta kishim paguar ne. S’do të bënte gjë më të gjetur se sa ajo që bëri sot. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale dhe në kosh të plehrave. E dimë të gjithë se ka mbledhur banditë të të gjitha llojeve. Simbolikë më të gjetur se kjo e sotmja, t’ja prezantonte të ardhmen e Rilindjes në një vendgrumbullim plehrash, s’mund të kishte. Halli i tij është dhe më i madh”, tha Paloka.

Share This Article