Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish për ligjin e maskave, duke thënë se ka pasur zero efektivitet.
Vasili shprehet se Rama e ka futur shëndetësinë në një qorrsokak, teksa ka akuzuar SPAK-un se po bëhet bashkëfajtor në këtë situatë.
” Para’ per pandemine nuk ka, ndersa para’ per te vjedhur incineratoret dhe per koncesione ka.
Rama u be rrecke me menaxhimin me copa rrecke dhe ka futur shendetin e qytetareve ne qorrsokak.
Kjo eshte pergjegjesi shume e rende penale.
SPAK po behet bashkefajtor“, shkruan Vasili.
