Franca ka reaguar pas deklaratës së presidenti turk, Tayip Erdogan, i cili tha se homologu i tij francez, Emanuel Macron ka nevojë për trajtim mendor pas qëndrimit të dhënë kundrejt myslimanëve.
Me këtë rast, autoritetet shtetërore franceze kanë telefonuar ambasadorin turk, raportojnë mediet e huaja.
Zyra e Macronit ndërkaq ka reaguar duke thënë se zemërimi dhe fyerja nuk është metodë diplomatike.
Reagimi i Erdogan vjen pak ditë pasi i pari i Francës tha se myslimanët në vend po krijojnë “seperatizëm islamik.