Faqja web e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, u hakerua në atë që dukej të ishte një mashtrim i kriptovalutave.
Vizitorët në faqen e internetit u pritën me një mesazh që thoshte se faqja ishte “sekuestruar” dhe se hakerat kishin siguruar qasje në bisedat sekrete të Trump dhe familjes së tij.
Mesazhi u tha vizitorëve se informacioni do të lëshohej nëse hakerat paguheshin në monedhë digjitale ose vizitorët mund të paguanin hakerat që të mos lëshonin informacionin.
Trump dhe Shtëpia e Bardhë nuk komentuan për sulmin.