Presidenti Ilir Meta ka publikuar këtë të hënë pyetjet që i ka adresuar Komisionit të Venecias për ndryshimet në kodin zgjedhor, të miratuara më 5 tetor në parlament dhe pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.
Në një konferenë për median, Meta tha se i ka kërkuar opinion Venecias pas paraqitjes së një kërkese zyrtare të opozitës në funksion të shmangies së një tjetër krize politike në vend.
Meta e ktheu në kuvend ligjin për ndryshimet në kodin zgjedhor, një akt që sot e komentoi kryeministri Rama, i cili tha se me të mbajtur seancën e parë plenare, kodi do të miratohet pikë e presje ashtu siç ishte.
Pyetjet që Meta i ka drejtuar Komisionit të Venecias janë:
– A mund të ndryshon në mënyrë të njëanshme rregullat që lidhen me transformimin e votave pasi të ketë filluar procesi zgjedhor?
– Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje. Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohet shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?
– A e kompteomentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor dhe stabilitetin politik?
– A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?
– A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t’i modifikuar në mënyrë të njëanshme?
– A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve europiane?
– A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit?
– Nëse miratohen lista të hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar me BE?