Naftëtaret i përgjigjen sërish Ramës: Nuk kemi besim, dalim kur të marrim pagat

albnews
By
1 Min Read

Në ditën e tyre të 16 të grevës së urisë, gratë naftëtare në Ballsh i përgjigjen sërish kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, gjatë fjalës së tij të djeshme në Parlament, u shpreh se, negociata dhe dialog do të ketë vetëm kur greva të ketë marrë fund.

Por gratë greviste duken të vendosura: nuk dalin pa marrë më parë rrogat e prapambetura, të njohura edhe me vendim gjykate.

‘’Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim”, shprehen ato.

“Me presione, me ultimatume “këto janë pagat, paguaji” përndryshe ne nuk dalim nga greva, nuk funksionon. Është e pamundur!”, deklaroi ndër të tjera dje kryeministri./Ora news/

Share This Article