Të paktën 17 persona kanë mbetur të vrarë dhe 709 të tjerë të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6,6 që goditi sot qytetin e Izmirit, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan.
“Midis të plagosurve, pesë shtetas po i nënshtrohen operacionit dhe tetë janë nën kujdes intensiv”, tha ai.
“Autoritetet po përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar të prekurit”, shtoi Erdogan.
Presidenti turk falënderoi, gjithashtu, kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për ndihmën e ofruar: “Dy fqinjë që solidarizohen në kohë të vështira, është më e vlefshme se shumë gjëra në jetë”, shkroi ai në Twitter, duke ofruar gjithashtu ndihmën turke për Greqinë.