Policia bjellorusie shpërndau disa qindra protestues, të cilët po manifestonin në qendër të Minskut, në një vend simbolik për opozitën, kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit aktual, Aleksander Lukashenko.
Në kryeqytet u regjistruan edhe të shtëna me armë, ndërsa policia ndoqi demonstruesit në një kamp jo shumë larg Kuropaty, një zonë në verilindje të kryeqytetit, ku mijëra njerëz u ekzekutuan gjatë diktaturës staliniste.
Automjetet e blinduara të policisë u vendosën në vendin e ngjarjes dhe u dëgjuan shpërthime edhe të granatave shurdhuese.