Drejtori i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti u shpreh sot se pothuajse 1 vit nga tërmeti, nuk ka asnjë shtëpi të ndërtuar, asnjë shkollë, asnjë spital të përfunduar në Laç.
“Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim. Ai shfaqet në sheshet e ndërtimit me regjinë qendrore të propagandës dhe sapo ai ikën nga sheshi i teatrit të propagandës largohen dhe fadromat për t’u zhvendosur në një shesh tjetër, atje ku propaganda nis shfaqjen e radhës”, theksoi Teliti.
“Në Laç, një vit pas tërmetit, vetëm janë lidhur kontratat për banesat individuale dhe janë hedhur themelet”, tha Teliti.
Sipas tij, “për godinat publike, është paraqitur një projekt në 3D por nuk ka asnjë zbatim dhe asnjë projekt nuk është prokuruar”./ATSH/