Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar 61 kandidatët për kryetar bashkie të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Nga ky takim Rama theksoi se nuk do të largohet nga pushteti edhe përkundër protestave dhe kërkesave të opozitës. Rama akuzoi Bashën se dëshiron ta marrë pushtetin me dhunë dhe jo me votë.
“Lulzim Basha imagjinon të paimagjinueshmen, marrjen e pushtetit duke e kthyer PD-në tek shfaqja më vulgare dhe më agresive, ndërkohë që Shqipëria është vend i NATO-s dhe ka statusin e vendit kandidat për në BE, pret çeljen e negociatave për anëtarësim”, ka deklaruar Rama.
“Po ua them të gjithë atyre që nga frika se nga frika se mos të mbyturit do mbysin edhe Shqipërinë, siç e kanë mbytur në fakt herë tjetër. Thonë po ja le të ikë Rama që të qetësohen të marrosurit në pushtet. Jo, kështu nuk qetësohen të marrosurit në pushtet. Por fillon rënia në batakun e marrisë pa shtet, pa drejtësi, pa rregull nga nisi e përpjeta jonë për ta rilindur Shqipërinë e për ti dhënë këtij vendi trajtën e një shteti në një rrugë që është e gjatë, e përpjetë dhe sfilitëse. Unë jetoj dhe luftoj çdo ditë me bindjen se pushteti nuk është mundësi për të rrëmbyer por privilegj për të shërbyer”, tha Edi Rama.