• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Trumpi e Bideni ashpërsojnë garën

Evropa në ethe për duelin Trump – Biden

by albnews
3 November, 2020
in Bota
0
2
VIEWS

Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, pjesa tjetër e botës po mban frymën për rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Votimet veçse kanë nisur në Shtetet e Bashkuara. Vetëm në Teksas kanë votuar nëntë milionë amerikanë.

Ky shtet është çerdhe e republikanëve të prirë nga Donald Trumpi.

Mirëpo, sondazhet tregojnë se Joe Bideni ka një ngritje të madhe në përkrahje në këtë shtet.

Nëpër Evropë, qeveritë po presin efektin e zgjedhjeve që do të kenë nëpër shtetet e tyre.

Britania në muajt e fundit ka synuar të arrijë marrëveshjen tregtare me SHBA-në pas vendimit që të largohej nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo, përplasja për marrëveshjen me Irlandën Veriore, ka shtyrë edhe marrëveshjen me SHBA-në.

Bideni e ka bërë të qartë se nëse nuk ka zgjidhje, nuk do të ketë as marrëveshje tregtare.

Nëpër rrugët e Londrës, shumë njerëz shpresojnë për fitoren e Bidenit, por e pranojnë se situata është e paqartë në duelin mes Trupit dhe rivalit të tij demokrat.

“Kam shpresa se Joe Bideni do të fitojë. E ndjej se Trumpi do të jetë afër, por Bideni do të jetë më i mirë për ekonominë britanike dhe do të na ndihmojë. Nuk mendoj se Trumpi mërzitet për ne”.

“Nëse do të mund t’u thosha diçka amerikanëve është të dalin në votime dhe të mos votojnë Trumpin”.

“Trumpi ka përmirësuar ekonominë amerikane, por mendoj se mendimet e tij janë të dala mode. Joe Bideni është më popullor. Pra, për të mirën e Amerikës dhe krejt botës, Joe Bideni është ai që duhet të fitojë”.

Në Moskë, akuzat për përfshirje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, vazhdojnë të jehojnë edhe në zgjedhjet e sivjetme.

Hakerët rusë janë akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Sivjet ka frikë se skenari i njëjtë do të përsëritet.

Mirëpo në Rusi, Trumpi pëlqehet.

“Për ne është më mirë fitorja e Trumpit. Përse? Sepse Bideni është më i ashpër, ndërkaq Putini me Trumpin janë pothuajse të njëjtë. Sa për këtë tonin do të jetë në pushtet përjetë… mirëpo me shumë gjasa Bideni do të fitojë”.

“Bideni është shumë agresiv në politikat e tij për Rusinë. E ka një logjikë dhe e dimë se demokracia së cilës i prin Amerika, nuk e ka dërguar askund. I shohim trazirat dhe mos respektin që u bëhet policëve. Vetë Amerika po proteston ndaj mbrojtjes së vet, po injoron punën e policisë”.

“E dua Trumpin. Sepse është më i kulturuar se kandidati tjetër që është edhe më i moshuar. Trumpi është pak më i ri kështu që bën”.

Donald Trumpi largoi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja klimatike e Parisit në vitin 2017. Që prej këtij viti marrëdhëniet me Francën kanë qenë të tensionuara.

Francezët nuk kanë mendime të mira për presidentin Donald Trump.

“Së pari duhet të dalin të votojnë. Amerikanët duhet të zgjohen nga gjumi dhe të ndalin ndarjen mes të bardhëve dhe të zinjve, mes njerëzve pro-abortit dhe kundër. Është çmenduri. Trumpi është i çmendur plotësisht dhe njerëzit duhet të marrin kontrollin”.

“Do të doja që Joe Bideni t’i fitonte zgjedhjet, sepse është më pak i paparashikueshëm sesa Trumpi. Duhet një president që është më i qartë në marrëdhëniet e tij politike dhe më pak agresiv në çështjet ndërkombëtare siç është marrëveshja e Parisit, të cilën e kundërshtoi Trumpi”.

Në Gjermani, ministrja e Mbrojtjes, Annegret-Kramp-Karrenbauer, aleate e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të arrijë marrëveshje tregtare me Uashingtonin vetëm pas zgjedhjeve të tre nëntorit.

Në Berlin, njerëzit janë shprehur të shqetësuar nëse Trumpi fiton zgjedhjet.

“Shpresoj në fitoren e Bidenit, por frikësohem për fitoren e Trumpit. Nga perspektiva gjermane Bideni është opsion më i mirë, sepse mjaft kemi njerëz të çmendur nëpër botë”.

“Njerëzit duhet të dëgjojnë zemrën e tyre dhe mendoj se është fatkeqësi nëse Trumpi rizgjidhet”.

“Është e papranueshme që dy burra, njëri 78 dhe tjetri 74-vjeçar, e cilësojnë veten fytyra të shtetit. Është koha për diçka të re”.

Vetë SHBA-ja është në udhëkryq: mes vazhdimit të ndasive që ka bërë Trumpi apo rimëkëmbjes së demokracisë me Joe Bidenin demokrat.

Previous Post

Basha: Universitet falas për studentët nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj

Next Post

Dy persona kanë vdekur në sulmet terroriste në Vjenë

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Dy persona kanë vdekur në sulmet terroriste në Vjenë

Dy persona kanë vdekur në sulmet terroriste në Vjenë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM