Trump: Jemi duke fituar në Texas dhe Florida

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale amerikane, ku shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump synon të marrë mandatin e dytë në këtë detyrë përpara rivalit te tij demokrat ish nen presidentit Joe Biden.

Në një intervistë për Fox Trump deklaroi se po fiton në Florida, Arizona dhe Texas.

“Po fitojmë në Texas, Arizona dhe Florida, ndërsa në Karolinën e Veriut dhe Pensilvani po ecim shumë mirë”- tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa Biden e nisi ditën e zgjedhjeve me një vizitë në varrin e djalit të tit. Ai së bashku me bashkëshorten e tij shkuan në varrin e djalit të tyre, i cili ndërroi jetë në vitin 2015 nga kanceri.

Më pas ai do të ndjekë zgjedhjet nga rezidenca e tij në Wilmington së bashku me familjen dhe dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Share This Article