Duket se parlamenti i Holandës tashmë e ka vendosur dilemën për integrimin e Shqipërisë dhe gjasat janë që as edhe për këtë vit, Shqipëria nuk do të hapë negociatat me BE-në.
Parlamenti ka debatuar këtë të martë mbi integrimin e Shqipërisë dhe verdiktin e saj e ka bërë të ditur Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin hollandez Pieter Omtzigt. Ai shkruan në twitter:
“Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’.”.