Organizata e Veteranëve të UÇK-së paralajmërojnë protesta pas zyrtarizimit të akuzave ndaj ish krerëve të saj nga ana e Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi mësohet se akuzohen për krime kundër njerëzimit, duke u bazuar në Të Drejtën Ndërkombëtare të Ndërshkueshme.
Në aktakuzë ndër të tjera, ish anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim kundër njerëzimit, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje me forcë e personave, etj.