Gjatë qëndrimit të tij në Antalia, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Biseda e ministrave u fokusua tek bashkëpunimi në rrafshin dypalësh, gjendja politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në.
“Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë, veçanërisht edhe për kandidaturën tonë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.”- shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë kryediplomati Cakaj, në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar./Ora News/