Manchester Unitedi ka arritu të marrë pikët e plota në udhëtim tek Evertoni në xhiron e tetë të Premier Ligës.
“Djajtë e Kuq” fituan këtë takim me rezultat prej 3 me 1.
Bernardi i dha epërsinë Evertonit në minutën e 19, megjithatë kjo epërsi zgjati vetëm gjashtë minuta.
Unitedi barazoi shifrat përmes Bruno Fernandesit, i cili shënoi në minutën e 25 pas asistimit nga Luke Shaw.
Portugezi shënoi sërish në minutën e 32 për t’ia dhënë epërsinë Unitedit.
Kurse golin e fundit e shënoi Edinson Cavani në minutën e 90+5, pas asistimit nga Fernandes.
Me këtë fitore Unitedi arrin në kuotën e 10 pikëv dhe mban vendin e 13, derisa Evertonit në vendin e pestë tani ka 13 pikë.