• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, July 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Merkel: Duhet të mbështesim demonstruesit bjellorusë

Merkel: Amerika është dhe do të mbetet aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë

by albnews
9 November, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Kancelarja Angela Merkel përgëzoi Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për aleancë të ngushtë transatlantike. 

 “Amerika është dhe do të mbetet aleati më i rëndësishëm i Gjermanisë,” tha Merkel në deklaratën e saj për media, të hënën paradite, në Berlin. Ajo nënvizoi vlerat dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve.

“Së bashku përballë sfidave”

“SHBA dhe Gjermania, si anëtare e BE-së, duhet të qëndrojnë së bashku për t’u bërë ballë sfidave të mëdha të kohës sonë”,  tha Merkel duke numëruar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, ngrohjen globale, terrorizmin ndërkombëtar, dhe luftën për një  “ekonomi të hapur botërore dhe tregti të lirë”. Kjo është baza e mirëqenies në të dy anët e Atlantikut, tha kancelarja më tej. 

Merkel theksoi, se SHBA “me të drejtë” presin që Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane të marrin më shumë përgjegjësi dhe të bëjnë përpjekje më të mëdha për të ruajtur paqen dhe lirinë. Evropianët janë tashmë të vendosur në këtë rrugë, theksoi Merkel.

Urime për Harris

Merkel i uroi edhe një herë fituesit Biden dhe Harris pasi i  kishte uruar ata në fundjavë me anë të një mesazhi në Twitter.  “Joe Biden ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën. Kujtoj me kënaqësi takimet dhe bisedat e mira me të”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel para medias. 

Ajo uroi edhe Kamala Harris, “gruan e parë në postin e zëvendëpresidentes së  vendit”. “Si grua dhe bijë e dy emigrantëve, ajo është një shembull dhe frymëzim për shumë njerëz”.

“Joe Biden ka dekada përvojë në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën. Kujtoj me kënaqësi takimet dhe bisedat e mira me të”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel. (Këtu në një foto nga viti 2013 në zyrën e saj në Berlin)

“Mirënjohëse përjetë”

Deklarata e kancelares gjermane fillimisht ishte parashikuar për të dielën pasdite, por  u shty për të hënën, 9.11.2020. Një ditë kjo e ngarkuar me simbolikë për Gjermaninë: Prandaj, edhe Merkel në fillim të prononcimit të saj për media, shfrytëzoi rastin të kujtonte dy ngjarjet më të rëndësishme, edhe për të kujtuar lidhjet historike të vendit  të saj me Shtetet e Bashkuara.

“Kjo ditë na kujton më të mirën dhe më të keqen e historisë sonë. Na kujton turpin e 9 nëntorit 1938, pogromet kundër bashkëqytetarëve hebrenj në të gjithë vendin, njerëzit që u dërguan drejt vdekjes, sinagogat që u dogjën, dyqanet që u shkatërruan. Ne përkujtojmë me ndjenjë turpi viktimat e krimeve kundër njerëzimit të bëra nga Gjermania, e Shoa-së,  por ne përkujtojmë edhe brohoritjet, gëzimin e ngazëllyer të njerëzve, kur këtu pranë, te Porta e Brandenburgut dhe përgjatë Murit të Berlinit, kjo ngrehinë e tmerrshme fillimisht u hap, e më pas u rrëzua”, tha kancelarja. 

Merkel kujtoi se bashkimi i mëpasshëm i Gjermanisë, 30-vjetori i të cilit u festua më 3 tetor të këtij viti, nuk do të realizohej pa rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës:  “Unë do t’u jem mirënjohëse përjetë”, tha ish-qytetarja e RDGJ-së, Merkel. 

Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA ishin vështirësuar shumë në kohën e qeverisjes së presidentit Donald Trump. Pas fitores së Biden-it, pothuajse të gjitha partitë në Gjermani  dhe vëzhguesit presin një çtensionim dhe përmirësim të dukshëm në shumë fusha./dw/

Previous Post

Zaev: Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në luftën kundër Covid-19

Next Post

100-vjetori i Tiranës, presidenti Meta dekoron legjendat bardheblu

albnews

albnews

Related Posts

La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa – përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës
Bota

La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa – përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës

9 July, 2025
Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus
Bota

Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus

9 July, 2025
Angli/ Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton
Bota

Angli/ Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

9 July, 2025
Next Post
100-vjetori i Tiranës, presidenti Meta dekoron legjendat bardheblu

100-vjetori i Tiranës, presidenti Meta dekoron legjendat bardheblu

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa – përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës

La Linea sulmon me dronë kartelin Sinaloa – përshkallëzohet lufta mes karteleve meksikane të drogës

9 July, 2025
Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Alarm në Europë: BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe – përgatitje për një sulm të mundshëm rus

9 July, 2025
Angli/ Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

Angli/ Darka e Mbretit Charles, Macron i shkel syrin Kate Middleton

9 July, 2025
Britania, Franca dhe marrëdhënia e nevojshme

Britania, Franca dhe marrëdhënia e nevojshme

9 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5116 shares
    Share 2046 Tweet 1279
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2565 shares
    Share 1026 Tweet 641
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1960 shares
    Share 784 Tweet 490
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1865 shares
    Share 746 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1721 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM