Maqedoni, ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme qeveritare mori vendim që të ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në hapësira publike, përkatësisht në parqe, hapësira publike apo kudo tjetër në hapësirë të hapura. Ndalesa do të zgjasë gjatë gjithë ditës dhe gjithë javës.

Nga Qeveria bëjnë të ditur se ish-ushtarë të ARM-së, mbi 45 vjet do të përfshihen si mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë në mirëmbajtjen e rendit në spitale.Nga Qeveria kërkojnë se Ministria e Mbrojtjes, për nevojat e Minsitrisë së Shëndetësisë për të menaxhuar me pasojat e COVID-19 për një periudhë të caktuar do të japë automjete.

Share This Article