Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka deklaruar në konferencën për media se ndeshja kundër Kosovës vjen në një moment jo të mirë.
Ai e pranon se nuk do të donte të luante kundër Kosovës në këtë moment.
“Sigurisht se nuk do të doja të luaja me Kosovën në këtë moment. Por të them të drejtën ishte e vetmja skuadër në dispozicion, pasi e dini që ne patëm në ndeshje me Gjibraltarin dhe humbëm edhe miqësore me Armeninë shkaku i situatës jo të mirë. Kjo ishte data e përcaktuar nga UEFA dhe ne duhej të luanim dhe na erdhi mundësia të luanim në Kosovën, por nuk ishte momenti ideal”, tha Reja.
thekson se dueli ndaj Kosovës do të jetë i ndjerë nga të gjithë. Reja paralajmëron eksperimente në formacion.
“Do të jetë një ndeshje e ndjeshme, e kam të qartë këtë pjesë. Tifozët e ndjejnë shumë këtë ndeshje. Unë do të hedh në fushë një ekip kompetitiv, për të bërë disa teste para ndeshjeve zyrtare në Ligën e Kombeve që janë shumë të rëndësishme për ne. Unë pres që të jetë ndeshje miqësore dhe lojtarët të jenë sa më të motivuar, pa kaluar limitet e ndeshje miqësore dhe uroj të jetë atmosferë e mirë”, theksoi italiani.
Në fund ai zbulon dy mungesat që do të ketë kundër Kosovës si dhe foli edhe për rastin e Marash Kumbullës.
“Broja nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të problemeve fizike. Gjasula do të vijë me vonesë dhe nuk do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje. Kam marrë edhe disa lojtarë të rinj të cilët do të mund të luajnë. Por, do të kem edhe dy stërvitje dhe do të kem të qartë se kush do të mund të luajë. Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me autoritetet shëndetësore të Romës. Problemi është se sot kemi marrë informacion se tre lojtarë të Romës kanë rezultuar pozitiv dhe jemi në pritje. Jemi duke bërë negociata. Ne kemi ofruar të gjitha kushtet, që të krijojmë një korridor dhe ta marrim lojtarin me avion privat. Shpresoj që deri të shtunën ta kemi një përgjigje. Negociatat vazhdojnë dhe do të presim, pasi lojtari është i përgatitur fizikisht dhe po të vije të shtunën do të ishte mirë për ne”, tha Reja.