Guverneri dhe prefekti i Danbury në drekë te restoranti i afaristëve shqiptarë nga Shkupi

albnews
By
1 Min Read

Berat Vrenezi dhe Bujar Vrenezi janë dy biznesmen shumë të suksesshëm shqiptarë nga Shkupi, që tash e sa vite jetojnë dhe veprojnë në Danbury, Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të dy, tash e sa vite kanë në pronësi të tyre edhe një restorant, ndër më të njohurit në këtë vend, që shërben ushqime italo-amerikane.

Që suksesi i tyre nuk është i rastësishëm flet edhe dita e sotme, me ç’rast për drekë në restorantin e tyre ishin guverneri i qytetit të Danburyt, Ned Lamont dhe prefekti, Mark Boughton.

Restoranti i shkupjanëve,’ Dolce restaurant & Wine Bar’, është shpallur restoranti më i mirë italian i qytetit të Danburyt gjatë vitit 2020.

Ndryshe Berat dhe Bujar Vrenezi shquhen edhe për bëmirësinë e tyre dhe asnjëherë nuk ngurojnë për të ndihmuar familjet në nevojë shqiptare, veqanërisht ato nga qyteti i Shkupit, që është edhe vendlindja e tyre.

Share This Article