Tërmet i fuqishëm në Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në orën 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me intensitet 5.5 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jugperëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndien edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.

Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndier edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

Deri më tani, sipas raportimit të mediave atje, nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Share This Article