ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 5 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 5 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  5 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  5 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosovë: Ndalimqarkullimi në komunat më të mëdha

albnews by albnews
12 November, 2020
in Kosova
0
Kosovë: Ndalimqarkullimi në komunat më të mëdha
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Situata e pandemisë në Kosovën me 1.7 milionë banorë është rënduar së tepërmi sidomos në dhjetë ditët e fundit, ku pothuaj çdo ditë po shënohen mbi 600 raste të reja me koronavirus.

Nga dita e premte në këtë fundjavë, Kosova përfshihet nën masat e ashpra të izolimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes për shkak të numrit shumë të madh në rritje të infektimeve dhe rasteve me fatalitet nga pandemia Covid-19. Masat e reja u prezantuan nga kryeministri Avdullah Hoti, ku rajonet e Kosovës ndahen në tri zona: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. Sipas kryeministrit Hoti, situata me pandeminë në Kosovë është tepër e rëndë.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Hoti: Situata krahasohet me luftën

“Pesëdhjetë për qind nga testimet dalin pozitivë dhe fatkeqësisht edhe numri i rasteve fatale është në rritje. Projeksionet janë mjaft pesimiste dhe shqetësuese që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Duhet të kujdesemi që të ndalohet kjo, të menaxhojmë situatën dhe t’ia mundësojmë stafit shëndetësor të kenë mundësinë të përballojnë fluksin e atyre që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, ndryshe e kemi të pamundur të përballojmë këtë situatë”, tha Hoti. Sipas tij, “kjo situatë krahasohet vetëm me luftën”. “Është kohë lufte. Kërkojmë mirëkuptimin e secilit. Nuk mund ta mbyllin shtetin komplet pasi do të ishte fatale, por masat do të na çojnë për një javë në shifra më të mira”, tha Hoti.

Belgien | Dialog Kosovo in Brüssel (DW/A. Bajrami)

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konsiderohen ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000. Këtu u përfshinë shtatë komuna, ajo e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës. Në këto komuna nga ora 19:00 deri në 05:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, pra do të ketë ndalim të qarkullimit, dhe ndalohen edhe hyrje daljet në këto komuna. Në komunat që hyjnë në zonën e gjelbër, që cilësohet rrezik i ulët, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00. Në këtë zonë hyjnë komuna e Istogut, Malishevës, Rahovecit, Skënderajt dhe Dragashit. Ndërsa, zona e portokalltë, apo rreziku mesatar, përfshihen komunat që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë. Operatorët ekonomik që bëjnë pjesë në këto komuna lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Sipas kryeministrit Hoti, nëse këto masa nuk respektohen, atëherë ndëshkimet janë të ashpra. “Nëse një dyqan, nëse një qendër tregtare e të tjera nuk i zbaton masat me këtë vendim dhe masat e tjera, do të këtë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër jemi duke kaluar në situatën më të vështirë në 20 vjetët e fundit. Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën”, tha kryeministri Hoti.

Kosovo | Stadtansichten aus Pristina (DW/V. Çerkini )

Rrezikohen dëme të pariparueshme në ekonomi

Situata e rënduar nga pandemia dhe masat e qeverisë së Kosovës për mbyllje dhe kufizim të lirisë së lëvizjes, sipas njohësve të ekonomisë po dëmton bizneset gati në masën e pariparueshme. Kësaj situate po i kontribuon edhe politika kosovare, e cila nuk po arrin ta kalojë në lexim të dytë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, vlerëson se, siç thotë “nëse nuk ka miratim të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike dhe nëse vazhdohen të merren masa për menaxhimin e situatës me pandeminë, dëmet janë të pariparueshme. Sipas tij Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria të miratojë një masë stimuluese shtesë përmes të cilës mundësohet që bizneset të kompensohen për një pjesë të shpenzimeve operative, përkatësisht pagat dhe qiratë”.

“Është e dukshme që bizneset kosovare po luftojnë për mbijetesë, e cila nuk është e mundshme pa ndërhyrjen e shtetit përmes vendimeve dhe mbështetjes konkrete. Prandaj, ju bëj apel të konsideroni me seriozitet të lartë gjendjen e sektorit privat sepse një veprim i shpejtë institucional është i domosdoshëm për shpëtimin e ekonomisë sonë”, thuhet në kërkesën e OEK.

Sidoqoftë, situata me pandeminë në Kosovë me 1.7 milionë banorë është rënduar sidomos në dhjetë ditëshin e fundit, ku pothuaj çdo 24 orë po shënohen mbi 600 raste të reja me koronavirus. Me rritjet e fundit të shifrave, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në mbi 25 mijë. Prej tyre, 773 pacientë deri tani kanë përfunduar me fatalitet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result