Konferenca për pranimin e Shqipërisë në BE drejt shtyrjes në 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konferenca e parë për pranimin e Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë duket se nuk do të mbahet nën presidencën gjermane dhe pritet të shtyhet në presidencën e radhës së BE-së, e cila do të drejtohet nga Portugalia e Sllovenia.

Kësisoj për këtë vit gjasat janë që të mos ketë hapje të negociatave. Në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth bashkë me homologët e tij (portuges e slloven) u diskutua mbi këtë pikë.

 “Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë.  

Presidenca gjermane e BE-së do të pasohet nga Portugalia (gjysma e 1-re e 2021) dhe Sllovenia (gjysma e 2-të e vitit 2021).

Share This Article