Seria e tri fitoreve rresht e Real Madridit në konkurrencën e femrave u ndal në Tenerife nga skuadra Granadilla. Pavarësisht humbjes 2:1, në listën e realizatoreve për skuadrën madrilene ishte sërish futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani.
Asllani ishte e saktë nga pika e bardhë në minutën e 55-të kur e realizoi golin e avantazhit për skuadrën e saj.
Ajo kryeson në listën e realizatoreve në Primera Divisionin e femrave në Spanjë, me shtatë gola në gjashtë ndeshje.
Granadilla Tenerife është e para në tabelë, ndërsa Real Madridi i Kosovare Asllanit është në vendin e gjashtë me 10 pikë, gjashtë më pak se kryesuesja e tabelës që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.