sh-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, tha të premten se “edhe sot, pacientët dhe familjarët e tyre u përballën me radhët e tejzgjatura në pritje të lirimit të një shtrati tek COVID 1”.
Në një reagim mbi gjendjen e pandemisë në vend, Pampuri theksoi se “mbi 10 ambulanca në pritje janë fotografia e dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Në vend që të bëjë diçka për të lehtësuar qytetarët, Edi Rama ka nisur të sulmojë mjekët që dëshmojnë të vërtetën, se spitalet janë të tejmbushura”.
Sipas saj, e vërteta që pohojnë mjekët është se pacientët e infektuar me COVID-19 duhet të presin jashtë nëpër ambulanca që të lirohet një shtrat dhe të futen ata.
“E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët duhet të presin 10 ditë për një tampon. E vërteta që mjekët pohojnë është se qytetarët që kurohen në shtëpi shpenzojnë shumë parà, pasi qeveria e dështuar nuk rimburson asgjë”, tha ajo./ATSH/