Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, sot nuk zbuloi cilat iniciativa bëhen ose do të bëhen në tre ditët në vijim, që të afrohen qëndrimet me Bullgarinë dhe të gjindet zgjidhje, por theksoi se mbetet qëndrimi se nuk do të heqim dorë nga ky proces deri në momentin e fundit.
Sipas ministrit të Punëve të Jashtme, është arritur avancim në shumë çështje, madje, siç theksoi, 7-8 që ishin senzitivë për njërën ose palën tjetër.
“Ende janë para nesh edhe tri ditë, do të punojmë deri në momentin e fundit për të argumentuar se procesi i integrimeve evropiane nuk është proces i cili është i rëndësishëm vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për Bullgarinë dhe për të gjitha vendet e Unionit, para së gjithash edhe për kredibilitein e Unionit, por edhe për dinamikën rajonale”, deklaroi ministri Osmani. Shtoi se në tre muajt e fundit ka pasur komunikime intensive të të gjitha niveleve të mundshme, jo vetëm në Shkup, por edhe jashtë, për arritjen e zgjidhjes së përbashkët me Bullgarinë.
Për momentin, theksoi, nuk kemi iniciativë konkrete, megjithatë MPJ-ja e ka përgatitur platformën për komunikim në këtë periudhë dhe i krijon kanalet. Osmani nënvizoi se megjithatë vendimet i sjell kreu shtetëror, Qeveria së bashku me aktorët tjerë.
Sipas shefit të diplomacisë, ka hapësirë që të sqarohen çështjet siç është se emri i shkurtër nuk paraqet referencë ndaj rajonit historik Maqedoni, por ndaj shtetit Maqedonia e Veriut dhe nuk është kontestuese se emri i shkurtër dhe i gjatë i shtetit, tha, referohen në këto kufij shtetërorë të Maqedonisë së Veriut. Çështja për rehabilitimin e viktimave nga komunizmi, çështja për mospërzierje në punët e brendshme të fqinjëve, të bashkëpunimit ekonomik, krijimin e planeve të veprimit për lidhje infrastrukturore mes shteteve, janë çështje për të cilat ka hapësirë që të bisedohet. Për këto çështje deri më tani nuk ka pasur bisedime, tha, por të lëmë këto tri ditë të shohim nëse do të gjindet gjuhë e përbashkët.
“Mendoj se me këtë mënyrë arrihen pozita të përbashkëta, por nuk mund të parashihet nëse kjo do të jetë e mjaftueshme që të vazhdohet procesi evropian edhe më tej. Kjo megjithatë nuk varet nga ne, ne kemi bërë dhe bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë. Kemi raport të shkëlqyer të KE-së, jemi të vlerësuar si kandidatë më të mirë në rajon”, deklaroi Osmani.
Vlerësoi se askush nuk mund të presë se në tre ditë do të tejkalohen dallimet që zgjasin me dekada mes dy shteteve, por, sqaroi, që kthimi i besimit në proces i filluar në vitin 2017 jep rezultat.
Osmani tha se nuk mund të parashihet si do të jenë vlerësimet e Këshillit për punë të përgjithshme ditën e martë.
“Pasi nuk ka marrëveshje për momentin, nuk mund të parashikoj nëse do të ketë një marrëveshje deri të martën kur do të organizohet konferenca”, tha Osmani.
Nuk deshi të komentojë mbi pozicionet bullgare dhe theksoi se pozicionet tona janë të qarta, dhe qëllimi është miqësia, fqinjësia e mirë, respektimi i ndërsjellë, zbatimi i dispozitave dhe instrumenteve të marrëveshjes, një garanci se kjo marrëveshje është mekanizmi i vetëm për tejkalimin e dallimeve.
Lidhur me komisionet, ai kujtoi se është caktuar një axhendë për pesë takimet e ardhshme gjatë vitit të ardhshëm, me një prej atyre takimeve që është në dhjetor të këtij viti me disa rregulla të reja teknike në funksionimin e Komisionit.
Osmani shfaqi shpresë se kjo agjendë do të realizohet.
“Ne si çdoherë i inkurajojmë komisionet që sa më shpesh të takohen, të bisedojnë në mënyrë të haur në bazë të të dhënave shkencore, të gjejnë pika të përbashkëta të lidhjes,. sepse ky është instrument i cili rrjedh nga Marrëveshja dhe unë mendoj se zgjidhja e vetme janë instrumentet e Marrëveshjes dhe kthimi i besimit të dy palëve se Marrëveshja është mënyra e vetme për tejkalimin e dallimeve”, ka thënë Osmani në konferencë për shtyp në MPJ.