Dy persona kanë vdekur në protestat në kryeqendër të Perusë, Lima, ku ka ardhur te konfrontimi me policinë, raporton BBC. Protesta filluan pas dënimit të presidentit Martin Vizcarra.
Disa persona janë lënduar në përleshjet, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës ndërsa u mblodhën mijëra protestues.
Peru është përballur me protesta masive që kur Kongresi ka votuar të hënën ta fajësojë Vizcarran për mitosje – akuza të cilat i mohon ai.
Kryetari i Kongresit, Manuel Merino, ka marrë rolin e ushtruesit të detyrës së presidentit.
Kriza politike në Peru është duke u rritur, ndërsa vendi po përballet me rënie ekonomike si pasojë e koronavirusit.
Dhjetëramijëra protestues – shumica e tyre të rinj – u mblodhën sërish në Lima dhe qytete tjera të shtunën për të protestuar. Protestat kryesisht ishin paqësore.
Mirëpo, erdhi edhe te konfrontimet me policinë. Dy burra, një 24 dhe një 25-vjeçar, humbën jetën.