Ushtria amerikane pret që presidenti Donald Trump të urdhërojë tërheqjen e mëtejshme të trupave nga Afganistani dhe Iraku, thonë zyrtarë të mbrojtjes.
Trupat në Afganistan do të reduktohen nga 4,500-5,000 në 2,500 në mes të janarit. Në Irak nga 3,000 në 2,500, përcjell BBC.
Më herët, Trumpi kishte thënë se ai do që “të gjithë” trupat të kthehen në shtëpi deri në Krishtlindje.
Tërheqja e trupave duhet të përfundojë më 15 janar, raportoi Wall Street Journal, vetëm disa ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Trumpi ka bërë thirrje disa herë që trupat ushtarakë të SHBA-së të kthehen në shtëpi dhe ka kritikuar ata për intervenime të kushtueshme dhe të jo efektive.