Jeremiq: Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë është skandaloze

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i partisë opozitare serbe Vuk Jeremiq, ka deklaruar se veto bullgare për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së është skandaloze.

Sipas tij, kjo mund të ketë pasoja në integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe e ftoi BE-në ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në këtë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut për shkak të premtimeve për të ardhme evropiane, me insistim të Greqisë u pajtua ta ndryshojë emrin, ndërsa tani Bullgaria kërkon prej tyre të poshtërohen duke kërkuar që të falënderohen bullgarët për kulturën dhe gjuhën e tyre. Ky është mesazh dramatik që në masë të madhe mund të relativizojë pohimet evropiane për marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Jeremiq.

Sipas tij, tani kundërshtarët e rrugës evropiane të Serbisë mund të thonë “shikoni çfarë ju ndodh maqedonasve, të cilët për shkak të Greqisë e ndryshuan emrin e shtetit, e tani Bullgaria, ashtu do të na ndodh edhe neve nëse për shkak të BE-së e lëshojmë Kosovën, do të na vendosen kërkesa edhe në lidhje me Bosnjën”.

Jeremiq, i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, tha se Serbia nuk do të ketë përparim në rrugën drejt BE-së derisa në pushtet është Aleksandar Vuçiq dhe partia e tij.

Share This Article