Mijëra gjermanë rrethuan ndërtesën e Budenstagut në shenjë zemërimi për shkak të fillimit të debatit për një ligj që lejon vendosjen e kufizimeve pa procedurë parlamentare. Policia e Berlinit u përforcua nga njësi nga e gjithë Gjermania dhe u vendos në pjesën më të madhe të qendrës së kryeqytetit për shkak të protestave.
Mijëra vetë u mblodhën në Berlin dhe rrethuan Budenstagun për të kundërshtuar miratimin e një ligji që i jep mundësi qeverisë të vendosë kufizime pa një procedurë parlamentare.
Policia e Berlinit u përforcua nga njësitë policore nga e gjithë Gjermania dhe u vendos në pjesën më të madhe të qendrës së kryeqytetit për shkak të protestave.
Megjithëse qeveria ka ndaluar një seri protestash të paralajmëruara para Bundestagut për arsye sigurie, grumbullimet e protestuesve nuk janë të ndaluara në pjesë të tjera të kryeqytetit.
Pasi u mblodh, turma filloi përplasjet me policinë, e cila hodhi ujë me presion në drejtim të protestuesve. Këta të fundit e qëlluan më pas policinë me shishe dhe sende të tjera.
Policia tha se protestuesit injoruan paralajmërimet për të vendosur maska dhe për të ruajtur distancën fizike të përcaktuar.
Pas ndërhyrjes me topa uji, oficerët e policisë vrapuan midis protestuesve dhe arrestuan disa prej tyre. Njoftohet edhe për hedhjen e bombave artizanale molotov.
Gjermania po kalon një situatë të rëndë për shkak se norma e infektimeve mbetet e latë. Instituti Robert Koch regjistroi të mërkurën 17 561 infektime të reja me COVID-19.
“Megjithëse numri i rasteve të reja po bie kjo prirje nuk konsiderohet ende si një “pikë kthese” nga qeveria gjermane”, nënvizoi një zëdhënës, i pyetur në lidhje këtë çështje. Situata është stabilizuar, por me një nivel ende të lartë infektimesh, ndaj qeveria synon të ketë fuqinë të vendosë më shumë masa izoluese.